Ruçi i zemëruar me Metën, kërcënon me zgjedhje të parakohshme

Ruçi i zemëruar me Metën, kërcënon me zgjedhje të parakohshme

69
0
Shares

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, nuk e ka fshehur zemërimin me kreun e Kuvendit, aleatin Ilir Meta.
Duke i kërkuar të reflektojë, pasi më parë e akuzoi “për anim nga opozita”, Ruçi i kërkoi Metës që të mbledhë konferencën e Kryetarëve, që po qe nevoja edhe nesër të konsumojmë dy raundet dhe të zgjedhim presidentin.
“Dialogu ka mbaruar. Raundin e tretë e dogjëm edhe pse i kishim votat. Të zgjedhim Presidentin, 72 vota i kemi edhe pa LSI. Ose të zgjedhim Presidentin, ose të shkojmë në zgjedhje të parakohshme për 45 ditë”, u shpreh Ruçi në seancën e sotme të Kuvendit.
Nga ana e tij Meta, injoroi deklaratën e Ruçit, duke mos replikuar, ndërsa mbylli seancën, duke lajmërua mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
DRONI.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY