PRAPASKENAT/ Rama tenton “të joshë” Metën me postin e Presidentit

PRAPASKENAT/ Rama tenton “të joshë” Metën me postin e Presidentit

49
0
Shares

Pas dështimit të raundit të tretë të zgjedhjes së Presidentit, mësohen prapaskenat e fundit mes kryeministrit Rama dhe liderit të LSI-së, Ilir Meta.
Burime pranë mazhorancës bëjnë të ditur për Panorama se ka qenë kryeministri Rama që i ka ofruar Metës karrigen e Presidentit në një nga takimet e fundit që kanë pasur.
Mësohet gjithashtu se Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje aty për aty, por ka thënë se do ta shqyrtojë këtë propozim.
Deri në këto moment Meta ende nuk e ka vendosur se cili do të jetë drejtimi i karrierës së tij politike.
Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi dhe ai i LSI-së, Luan Rama kanë urdhëruar të gjithë deputetët që të anulojnë vizitat jashtë vendit dhe nesër në orën 17:00 të jenë në Kuvend për votimin e raundit të katërt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY