Tre fëmijë 16 vjecarë u vunë në pranga nga policia pasi realizuan një grabitje me dhunë në qytetin e Pogradecit. Policia bëri kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
1. N.K, 16 vjeç
2. L.B, 16 vjeç
3. L.Sh, 16 vjeç, të tre banues në Pogradec.
Arrestimi i tyre u bë pas kallëzimit të bërë më datë 26.04.2017 nga shtetasit G.Ç, 16 vjeç dhe M.O, 14 vjeç, të dy banues në Pogradec, të cilët kanë deklaruar se në një rrugicë në lagjen nr 1 në Pogradec, u kanë dalë tre persona të maskuar të cilët i kanë goditur dhe iu kanë marrë me dhunë këtyre të fundit një telefon celular të markës “Samsung Galaxy S6” në pronësi të G.Ç, si edhe një varëse argjendi të cilën e mbante në qafë shtetasi M.O.
Menjëherë pas marrjes të këtij njoftimi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë koordinuar veprimet e tyre, të cilët duke siguruar edhe informacione në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje dhe kapjen në flagrancë të tyre.
Tre shtetasve të mësipërm, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni celular si edhe varësja .
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë për të mitur për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 139 e 25 të Kodit Penal.DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/