Policia e Durrësit dhe Krujës ka sekuestruar të paktën 130 bimë dhe 770 fidanë të dyshuara Cannabis Sattiva ndërsa ka filluar procedimi nga një kryetari fshati/
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrolle në sera dhe vende të tjera të mundshme për kultivimin e fidanëve dhe farave të bimëve narkotike Cannabis Sattiva, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur”Lapare”, në kodër të Verionit në një sipërfaqe toke të pyllëzuar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 130 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva;
• 770 fidanë të vendosura në 9 kubikë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
U arrestua në flagrancë shtetasi:
• Shefqet Disha 56 vjeç, banues në Krujë.
Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit:
•H.D. 71 vjeç, banues në Verjon, Krujë, Kryetar i fshatit Verjon, për veprën penale”Shpërdorim detyre”.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale:
•”Kultivimi I bimëve narkotike” në ngarkim të shtetasit Shefqet Disha parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.
•”Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasit H.D. parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/