DËSHMIA/Vajzat që ishin me Dautajn dhe Dalipajn para atentatit tregojnë detajet e...

DËSHMIA/Vajzat që ishin me Dautajn dhe Dalipajn para atentatit tregojnë detajet e takimit të fundit

53
0
Shares

Dy vajzat që u shoqëruan me me Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj, deri pak minuta para atentatit kanë dëshmuar në polici castet e fundit të dy miqve që humbën jetën nga atentati.

Vajzat janë identifikuar nëpërmjet pamjeve të kamerave të sigurisë së karburantit dhe janë thërritur, nga ku janë marrë në pyetje me hollësi për detaje që do t’i shërbejnë hetimit.

Dy vajzat kanë pranuar se janë takuar me ta në një karburant pranë zonës ku ndodhi atentati dhe se me ta kanë pirë veçse një kafe të shkurtër.

“Kemi pirë një kafe të katërt. I kërkuam Ervin Dalipajt që të na ndihmonte që të kalonim në kolaudimin e Durrësit një makinë. Pasi biseduam, ai na premtoi se do ta zgjidhte me disa të njohur të tij te kolaudimi. Na dha para që ne të dyja të shkonim të hanim një drekë si fillim, dhe pastaj do të ritakoheshim që të shkonim për makinën. Na thanë se do të shkonin te kolaudimi, kur u ndamë me ta. Por u kanë zënë pritë dhe nuk arritën dot të mbërrijnë atje”, janë shprehur në Polici dy vajzat, që sipas të dhënave kanë qenë mikesha të Dalipajt dhe Dautajt, shkruan panorama.

Vajzat kanë rrëfyer se ngjarjen e mësuan nëpërmjet mediave online që sillnin njoftime në telefon.

“Me Ervinin dhe Xhinon njifemi prej disa kohësh, por thjesht shoqëroheshim me ta dhe nuk kishim dijeni për probleme konkrete të tyre në kohët e fundit”, mësohet të jenë shprehur ndër të tjera për Policinë dy vajzat me të cilat u takuan pak para atentatit Dalipaj dhe Dautaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY