Nga studio e “Opinion”, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh sonte se PD do të votojë Vettingun që në orën e parë të qeverisë teknike
“Orën e parë të qeverisë teknike PD kthehet në kuvend dhe voton Vetting-un”.
Basha ka deklaruar se në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje.
“Zgjedhjet e 18 qershorit i ka marrë lumi”, ka deklaruar Basha.
Basha tha se nuk ishte i gatshëm të tregonte që sot taktikën për të bllokuar zgjedhjet, por tha se nëse qytetarët do të provokohen, përgjegjësinë do ta mbajnë provokuesit.
Në 18 qershor do ketë zgjedhje?
Jo. PD dhe qytetarët do sabotojnë dhe shkatërrojnë farsën elektorale. Të drejtën e votimit në pluralizëm e bën e drejta e zgjedhjes. Qeveria ka përjashtuar opozitën, ka paracaktuar rezultatin.
Do bllokoni qendrat e votimit?
Taktikën elektorale nuk do ta themi sot.
Do ketë përplasje?
Protesta jonë do të jetë paqësore. Nëse provokohen, përgjegjësitë do ti kenë provokuesit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/