Autobusi me të rinjtë e FRESSH të Ersekës është detyruar të ndalet përpara një “prite” të ngritur në mes të rrugës, në fshatin Qinam pranë Ersekës ndërsa ata po ktheheshin nga mitingu i Korcës me Kryeministrin Rama.
Rruga, sipas tyre është e bllokuar me gurë dhe goma të cilave iu është vënë flaka nga persona të paidentifikuar.
Të rinjtë socialistë pretendojnë se bllokimi i rrugës është kryer nga militantë të Partisë Demokratike.
Newsbomb.al ka siguruar videon ekskluzive ku dallohen dhjetëra të rinj socialistë të cilët kanë zbritur nga autobusi, ndërsa në mes të rrugës dallohen gomat që digjen.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar por ata shprehen se kanë përjetuar çaste frike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/