Si e komenton Genc Pollo tërheqjen e Ramës nga tabutë e tij

Si e komenton Genc Pollo tërheqjen e Ramës nga tabutë e tij

83
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo i ftuar në studion e Ora News, thotë se kryeministri Edi Rama arriti të thyente tabutë, duke pranuar një sërë pikash që deri pak ditë më parë nuk i pranonte.

Pollo: Ndryshe nga ç’thoshte deri pardje, data e zgjedhjeve absolutisht nuk vihej në diskutim, qeveria nuk lëviz fare. Si pasojë e zhvillimeve politike, Edi Rama pranoi të thyente tabutë e veta dhe ky është një fakt që duhet njohur.

Fakti që u pranua nga Edi Rama të lëshonin gjysmën e qeverisë dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve është një shenjë se deri diku, por jo sa duhet që edhe kuptimi i gjendjes ku ndodhet ka depërtuar në mendjen e tij. Le të jemi optimistë të moderuar dhe të themi se e ka marrë vesh që duhet të lëshojë, por jo të lëshojë thasë rëre për të mbajtur në hava ballonin e tij, por të kuptojë një qeveri teknike ku Partia Socialiste dhe Edi Rama të jenë të përfaqësuar edhe në koncept, edhe në formulë, edhe nominalisht.

Përpjekje ndërkombëtare megjithëse u paraqit si një propozim i tyre, në fakt ishte një propozim me të cilin qeveria ishte e detyruar të binte dakord, por nuk ishte i mjaftueshëm. Me durim dhe qartësi edhe ndërkombëtarët binden se në këto rrethana nuk mund të ketë zgjedhje.

Reforma duhet bërë, Vettingu duhet miratuar menjëherë pas qeverisë teknike, por po nuk patëm zgjedhje nuk kemi përfaqësi demokratike, nuk kemi edhe stabilitet. Stabiliteti mund të jetë i sigurt në pamje, por po nuk pati kolona demokratike që ta mbështesin, mund të shkërmoqet pa pritur dhe pa kujtuar.oranews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY