Lëviz Albania tryezë me grupet e interesit: Bashkitë jo transparente dhe nuk...

Lëviz Albania tryezë me grupet e interesit: Bashkitë jo transparente dhe nuk informojnë

56
0
Shares

Gazetarët, shoqëria civile dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit ngrenë si shqetësimi nivelin e ulët të transparencës në pushtetin vendor. Lëviz Albania bëri bashkë në një tryezë këto grupe interesit të cilët prezantuan 3 studime të tyre në kuadër të javës së demokracisë vendore  se sa zbatohet e drejta e informimit në njësitë administrative.
“Do të arrijmë të shikojmë se kush janë aspektet që kërkojnë më tepër vëmendje si nga pikëpamja legjislative institucionale, por edhe nga pikëpamja e angazhimit qytetar për ti bërë ligjet të zbatueshme në praktikë”, u shpreh Valbona Kuko Drejtore ekzekutive, Lëviz Albania.
Nga 61 bashki, vetëm 42 prej tyre kanë faqe interneti por edhe në këtë rast, pushteti vendor nuk publikon buxhetin dhe kontratat financiare për realizimin e projekteve të tyre. Për Institutin e Mediave, bashkitë e konsiderojnë informacionin thjeshtë si monopol shtetëror.
“Kemi një publik që e konsideron marrjen e informacionit jo si ushtrimin e një të drejte që i takon, por si një nder që i bëhet nga zyrtari që e pret tek sporteli”, u shpreh Remzi Lani, Drejtor i Institutit të Medias.
“Zyrtarët janë të gatshëm të japin çdo informacion që nuk prek interesat financiare të gjyqësorit”, shprehu si shqetësim Afrim Krasniqi, drejtori Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike.
Ndërsa Komisioneri për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi informacioni refuzohet për shkak të mungesës së profesionalizmit dhe është çështje e vullnetit të kryetarit të bashkisë.
“Çështja e të drejtës së informimit dhe transparenca e autoriteteve publik është çështje kulture. Buxhetet e bashkive duhet të jenë publike sepse nuk ka asgjë për të fshehur”, apeloi Bensik Dervishi.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit propozon që nëpunësit civil të penalizohen në rast se pengojnë dhënien e informacionit, kurse për koordinatorët që monitorojnë zbatimin e ligjit të kenë mundësi shpërblimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY