Krujë, dy parcela me drogë, proçedohen tre persona

Krujë, dy parcela me drogë, proçedohen tre persona

80
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrolle në sera dhe vende të tjera të mundshme për kultivimin të fidanëve dhe farave të bimëve narkotike Cannabis Sattiva, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur ana jugore e kodrës së Verjonit, Nikël, Krujë, në dy parcela kanë gjetur të kultivuara dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• 300 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
U arrestua në flagrancë Flamur Tufa 38 vjeç, banues në Krujë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.T. 46 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë, kushëri me shtetasin Flamur Tufa.
Ka filluar dhe procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve:
• S.T. 76 vjeç, banues në Bura, Krujë, kushëri me shtetasit Flamur Tufa dhe P.T.
• H.B. 58 vjeç, banues në Bodull, Krujë; me detyrë Inspektor i pyjeve dhe Mjedisit pranë Bashkisë Krujë.
•H.D. 71 vjeç, banues në Verjon, Krujë, Kryetar i fshatit Verjon.
Arrestimi I shtetasit Flamur Tufa dhe shpallja në kërkim e shtetasit P.T.u bë pasi, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Cannabis Sattiva, të gjetura dhe sekuestruara në fshatin Bura, Nikel, Krujë. Gjithashtu, nga kontrolli I ushtruar në banesën e shtetasit Flamur Tufa u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mbetje të dyshuara të lëndës narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve Flamur Tufa dhe P.T. parashikuar në nenet 283, 284, 25 të Kodit Penal, ”Shpërdorimi i detyrës” ; në ngarkim të shtetasve H.B. dhe H.D. parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, “Moskallëzim krimi” në ngarkim të shtetasit S.T. parashikuar në nenin 300 të KoditPenal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY