Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian të akredituar në Shqipëri po zhvillojnë një mbledhje jashtë radhe në zyrat e përfaqësisë së BE-së në Tiranë.
Takimi vjen një ditë pas dështimit të negociatave me opozitën dhe maxhorancën për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike në vend.
Normalisht ambasadorët e BE-së takohen të mërkurën e parë të çdo muaji por me sa duket kriza dhe problematika aktuale në vend kanë sjellë edhe këtë takim.
Pas takimit me palët, mbrëmjen e djeshme zv. presidenti i PPE-së, David McAllister, eurodeputetit Knut Fleckenstein dhe ambasadorja e BE-së, Roamana Vlahutin kanë darkuar bashkë në një nga restorantet e Tiranës.
Prej afro 3 muajsh opozita zhvillon protestë në çadrën e ngritur para godinës së kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e qeverisë teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kërkesë e përsëritur edhe dje në takimet me negociatorët e BE-së.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/