Ja me çfarë automjeti lëviznin autorët e masakrës në Sukth

Ja me çfarë automjeti lëviznin autorët e masakrës në Sukth

54
0
Shares

Grupi i hetimit shpreson të grumbullojë filmime të tjera sigurie nga kontrollet që po ushtrohen në disa biznese përgjatë rrugës dytësore të Sukthit.
Në këtë mënyrë, hetuesit shpresojnë të bien në gjurmët e dy automjetet në të cilat ndodheshin vrasësit e Dalipajt dhe Dautajt.
Automjetet njëra “X5” dhe tjetra “Audi” janë përshkruar  nga dëshmitarë okularë që panë skenën se si u zbrazën breshëritë e automatikut mbi dy shokët .
Ervin Dalipaj me një karrierë 12-vjeçare në polici me detyra që nga shef komisariati deri shef kundër krimit ekonomik dhe i antidrogës, jetonte në arrati prej një viti, si një i shpallur në kërkim për dyshimet e implikimit në rrëmbimin e torturimin më pasojë vdekjen e shtetasit Gazmir Çollaku.
Ndërkohë që Juxhin Dautaj rezulton të jetë kthyer nga Italia katër ditë para se të vritej. Ai nga administrimi i dëshmive rezulton se 27-vjeçari prej kohesh shoqërohej me Dalipajn ndërsa vinte shpesh në zonën e Sukthit pasi drejtonte dy biznese të tij.
I riu jetonte më së shumti jashtë vendit, ndërkohë që megjithatë pafajësinë e marrë nga Gjykata e Apelit qË prej 2012, ai ishte i dyshuari kryesor i vrasjes së Fatjon Banit. Megjithatë kartelën e të dy viktimave, prokuroria dyshon se objektivi kryesor i atentatit ka qenë ish-zyrtari i policisë Ervin Dalipaj , i cili jetonte në arrati që prej janarit 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY