Një ditë pas ekzekutimit të ish-shefit të Krimeve të Tiranës Ervin Dalipaj dhe mikut të tij Juxhin Dautaj në autostradën Durrës-Tiranë, të tjera detaje dalin nga hetimet.
Sipas burimeve dy viktimave iu janë gjetur një shumë e madhe të hollash por edhe armë zjarri në automjet.
Ish-efektivit Dalipajt i janë gjetur 5000 euro në portofol dhe një pistoletë në brez, ndërsa 27-vjeçarit Juxhin Dautaj i janë gjetur 2000 euro në portofol.
Nuk dihet nëse ish-shefi i krimeve të Tiranës e ka përdorur apo jo armën por sulmi ka qenë i menjëhershëm me kallashnikov dhe me psajosë vdekjen e të dyve.
25 plumba i janë gjetur në trup Dautajt, i cili ishte në timon në makinën “Audi”, ndërsa pasagjer ishte Dalipaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/