Berisha shpjegon Lazaratin dhe cfarë ndodhi me policinë kur ai drejtonte vendin

Berisha shpjegon Lazaratin dhe cfarë ndodhi me policinë kur ai drejtonte vendin

117
0
Shares

Ndërsa në kohën e qeverisjes së PD, Lazarati ishte mbushur me drogë, sot gjithë vendi është shndërruar në Lazarat. Megjithëse ish-Kryeministri Berisha ka shpjeguar se pse Lazarati nuk u bllokua në kultivimin e kanabisit.

“Lazarati nuk ka qenë kurrë inkurajim për mbjellje droge. Në 2004 policia socialiste mori një helikopter italian dhe i futi në një kurth ndër më të rrezikshmit në këto 26 vite, e çoi në Lazarat dhe filloi shkëmbimi i zjarrit mes fshatarëve të Lazaratit dhe helikopterit italian. Ne dënuam aktin sëbashku me Ambasadorin italian.Ndërhyrje ushtarake nuk bëmë se duhej. Në 2010 sipas statistikave nga Shqipëria në Itali kanë shkuar 65 kg. Ne u prisnim ujin plantacioneve, policia i infiltroi thellësisht dhe çdo ngarkesë që nisej pothuajse kapej. U mbeti atyre vetëm rruga e mushkave. Policia hynte në Lazarat, nuk i ka prekur. Kanë hyrë të gjithë Atashetë policorë në Tiranë, ka hyrë Edi Rama duke bërë fushatë në Lazarat. Nuk ka hyrë Sali Berisha. Ky është një fshat që me gjithë trojet e shtëpive ka gjithsej 440 hektarë, me gjithë muret. Kodra nuk ka, nuk mbjell dot se nuk ka ujë. Me prodhimin e tij eksportonte në Itali. Nuk them që mbillej vetëm nnë Lazarat dhe askund tjetër. Por në 8 vite është eksportuar në Itali më pak nga çfarë është kapur në një javë, nga kjo e sekuestruara e kam fjalën”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY