VIZAT/ Mashtrimi i madh nga nënë e bijë, detajet e dosjes për...

VIZAT/ Mashtrimi i madh nga nënë e bijë, detajet e dosjes për emigrim në Kanada dhe Australi

69
0
Shares

Rreth 360 shqiptarë të mashtruar nga nën e bijë përmes një agjencie që sipas tyre siguronte viza emigrimi për në Kanada dhe vende të tjera. Prokuroria ka përfunduar hetimin ndërkohë që Lule Makashi dhe e bija janë tashmë në burg. Ato u depërtuan nga Kandaja sapo nisi cështja penale ndaj tyre.

Hetimi:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkalles se Pare Tiranë ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale me të pandehur shtetaset L.M dhe A.M dhe shoqërinë “X” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në dëm të disa personave, e parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e hetimeve ka rezultuar se shoqëria me administratore të pandehurën L.M është një shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar, me objekt të veprimtarisë së saj si agjenci shërbimesh, hapje dhe funksionimi i agjencive të punësimit duke ndërmjetësuar e punësuar brenda dhe jashtë vendit. Për çdo aplikant plotësohej një kontartë shërbimi në të cilën përcaktoheshin të drejta dhe detyrime si dhe mënyra e veprimit në rast tërheqje të aplikantit apo në rastet kur nuk pajiseshin me vizë apo nuk lidhej kontrata e punës. Pagesa kryhej në bankë në numrin e llogarisë së shoqërisë. Nga praktikat e ardhura nga banka lidhur me gjendjen e llogarisë rezulton se nga kjo llogari janë kryer tërheqiet e lekëve nga punonjës të ndryshëm pranë shoqërisë. Pavarsisht faktit se shërbimi për të cilin ishte lidhur kontrata nuk ofrohej aplikantëve nuk u kthehej vlera monetare e paguar, sipas parashikimeve në kontratë. Në shumë raste aplikantët paguanin për një shërbim dhe ai shërbim nuk ofrohej duke u propozuar aplikimin për një shërbim tjetër (përshembull nga vizë punësimi në vizë studimi, ose anasjelltas) duke mos iu ofruar përfundimisht asnjë lloj shërbimi dhe duke mos iu kthyer asnjë lloj pagese e kryer. Rreth 204 shtetas kanë paraqitur kallëzimin përkatës pasi kanë aplikuar në këtë shoqëri, duke dorëzuar deri në disa mijëra euro pë t’u pajisur me një vizë punësimi,ose shkollimi në shtete të ndryshme si Kanada, Danimarkë, Australi, Spanjë, etj, por ata nuk janë pajisur me vizë dhe paratë nuk u janë kthyer. Në këtë veprimtari të kundraligjshme e pandehura L.M ndihmohej nga A.M e cila ka patur detyrën e koordinimit dhe mbajtjes së lidhjes me pratnerët e huaj me të cilët pretendojnë se kanë lidhur marrëveshje shërbimi. Punonjësit e tjerë të shoqërisë kanë patur detyra ndihmëse të cilat konsistonin vetëm në përgatitjen e dokumentave, mbajtjen e kontakteve apo komunikimin me aplikantët.

Ky aktivitet i kundërligjshëm ka vazhduar deri në muajin Prill 2016, kohë në të cilën e pandehura L.M ia ka shitur shoqërinë një shtetasi me të gjitha të drejtat dhe detyrimet dhe bashkë me A.M janë larguar nga Shqipëria. Ky veprim tregon qartë faktin e shmangies nga të gjitha detyrimet financiare, dhe qëllimin që shumat e përfituara nga aplikantët të mos i kthenin më. Sa më sipër, ka rezultuar tërësisht e provuar se të pandehurat kanë konsumuar elementët e veprës penale për të cilat janë akuzuar.

Pë këtë arsye Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkalles se Pare Tiranë ka dërguar për gjykim çështjen penale me të pandehur shtetaset L.M dhe A.M dhe shoqërinë “X” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në dëm të disa personave, e parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY