Ambasadorja e BE-së, Vlahutin, ai i OSBE-së, Borchardt dhe ambasadori amerikan, Donald Lu zhvilluan një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, vetëm pak orë përpara se në Tiranë të mbërrijë zv.Presidenti i Parlamentit Europian për të negociuar një marrëveshje të mundshme qeveri-opozitë për zgjedhjet.
Temë kryesore ka qenë kriza politike në vend dhe negociatat që do të zhvillohen pasditen e sotme.
Ambasadori amerikan, Donald Lu gjithashtu zhvilloi dje një takim 45-minutësh me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Ndërkaq Vlahutin qartësisht nuk ka më komunikim me opozitën për shkak të qëndrimit të saj të njëanshëm për zhvillimet në Shqipëri. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/