Ishte parashikuar që të inaugurohej mbrëmjen e së martës por situata ka precipituar në dhunë fizike dhe deri në nxjerrjen e armëve nga brezi. Situata e paprecedentë ka ndodhur në selinë e re të partisë socialiste të Shkodrës pranë poliklinikës.
Çdo gjë ka ndodhur ndërsa po zhvillohej një mbledhje ku i pranishëm ka qenë edhe koordinatori i partisë socialiste për qarkun e Shkodrës Ditmir Bushati i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë si dhe drejtuesit e kësaj force politike. Në fund të mbledhjes një nga anëtarët e kryesisë ka thirrur drejtorin e OSHEE- së për veriun e vendit Ersi Sulejmani dhe pas debateve e ka qëlluar disa herë në kokë.
Përballë kësaj situate ka tentuar të ndërhyjë një tjetër anëtar por edhe ky i fundit është qëlluar disa herë ndërsa situata ka precipituar, kur njëri nga të pranishmit ka nxjerrë pistoletën nga brezi. Në këtë moment anëtarët e kryesisë kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë e cila ka ndërhyre menjëherë duke shmangur çdo lloj ngjarje të paprecedent që mund të krijohej.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë deri në këto momente nuk ka asnjë person të shoqëruar ndërsa 3 persona kanë marrë plagë në kokë përfshi këtu edhe drejtorin e OSHEE- së Sulejmanin. Burime nga partia socialiste bëjnë të ditur se shkak i kësaj ngjarjeje është bërë pikërisht pakënaqësitë e akumuluara nga përfaqësuesit e socialistëve në Shkodër pasi prej muajsh në postet drejtuese të drejtorive kryesore ne Shkodër janë të emëruar njerëz nga Tirana. Kjo ka bërë që pakënaqësitë të vijnë në rritje duke precipituar deri në përleshje fizike. Rozafa.TV
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/