Revoltohet Ardian Çipa: Herë na promovojnë herë na ulin në detyrë

Revoltohet Ardian Çipa: Herë na promovojnë herë na ulin në detyrë

454
0
Shares

Afro dy muaj nga emërimi i Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, “furtunë” shkarkimesh po ndodhin në radhët e Policisë së Shtetit. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa.
Gjithashtu, mësohet se me urdhër të drejtorit Çako, shkarkime do të ketë edhe në disa qarqe të vendit, e sidomos aty ku situata e kanabisit ka qenë më problematike. Krahas shkarkimeve, brenda rradhëve të policisë pritet të ketë së shpejti emërime të reja.
I kontaktuar nga GSH.al, Ardian Çipa konfirmoi largimin e tij nga posti që ai mbante, ndërsa shprehet se nuk ka ende një vendim për një tjetër pozicion pune.
“Po. Është e vërtetë që do të largohem nga detyra që kam mbajtur. Nuk është vendosur ende nëse do të jem në sektorin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, pasi ende nuk ka një urdhër konkret apo një vendim për pozicionin e ri. Jemi punonjës policie, herë do promovohemi dhe herë do ulemi në detyrë”, tha Çipa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY