Një person u arrestua sot në Pogradec me akuzën e përgaditjes së planit kriminal për vrasjen e tre personave ndërkohë që edhe një bashkëpunëtor tjetër i tij u arrestua në të njëtën kohë.
Bëhet fjalë për Lorenc Kuqo, 35 vjeç banues në fshatin Rëmenj (me precedente të mëparshëm në krime kundër personit).
“Oficerët e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim dhe me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe Sektorit për Krimet e Rënda në DVP-Korçë, bënë të mundur parandalimin e një vrasje të trefishtë”- njofton policia.
Bashkë me 35-vjeçarin u arrestua edhe 31-vjeçari me inicialet N. M., banues në Pogradec, i cili dyshohet se mund të ishte bashkëpunëtor i tij.
“Kuqo u arrestua pas disa konflikteve të mprehta për motive të dobëta me shtetasit L.T, dhe dy nipërit e tij shtetasit D.M dhe E.M, raste të cilat janë ndjekur dhe dokumentuar në periudha të ndryshme kohore nga Policia, ka patur si synim t`i vrasë këta të fundit”- njofton policia.
Ndërhyrja në kohë dhe me efikasitet e Policisë, ka bërë të mundur parandalimin e kësaj ngjarje të rëndë e cila ishte planifikuar të realizohej në një lokal, qe mund të rrezikonte jetën edhe të personave të tjerë frekuentues të lokalit.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një armë tip automatik kallashnikov, një automjet tip “Volkswagen Passat”, një kapuç (maskë) si edhe 5 telefona celularë. DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/