Kryeministri Edi Rama u takua sot me kreun e LSI-së, Ilir Meta, pak orë përpara se në Tiranë të nisin negociatat për zgjidhjen e krizës.
Ndërsa vetë Meta takoi disa orë më parë një takim me ambasadorët e BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së.
Takimi mbahet pak para se të mbërrijë në Tiranë, zv.Presidenti i PPE-së, i cili do të tentojë zgjidhjen e krizës dy mujore mes maxhorancës dhe opozitës.
Dy negociatorët gjermanë, McAllister dhe Fleckenstein, do të zhvillojnë takime me dy drejtuesit e koalicionit të majtë, Rama e Meta. Ndërsa me pas do të zhvillohet një takim me Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Nëse nuk arrihet marrëveshje nuk do të ketë tryezë apo deklaratë të përbashkët. DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/