Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmojnë shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Ardian Çipa.
Të njëjtat burime saktësojnë se shkarkimin nga detyra i ka komunikuar zyrtarisht vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Çako e ka thirrur dje në zyrë Çipën dhe pas një takimi mbi 30 minuta mbi bilancin e punës i ka komunikuar edhe largimin nga detyra.
Pritet që Çipa të mos largohet përfundimisht nga radhët e Policisë pasi Çako i ka propozuar një post në sektorin për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Gjatë ditës së djeshme, Çako ka zhvilluar takime edhe me disa drejtorë qarqesh të cilët kanë qenë problematikë në përballimin e situatës së kanabisit.
Burime të pakonfirmuara pohojnë se do të ketë shkarkime edhe në radhët e drejtorëve të policisë në qarqe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/