Ironizon deputeti i PD-së: Rrugën sot se bllokuam ne, por rrëkeja e...

Ironizon deputeti i PD-së: Rrugën sot se bllokuam ne, por rrëkeja e gjakut të një ish-kolegu

62
0
Shares

Në afërsi të Sukthit sot u ekzekutuan në një atentat të dyfishtë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti. Lidhur më këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Strazimiri duke hequr paralele me bllokimin e djeshëm të rrugëve nga opozita dhe sot nga një rrëke gjaku dhe 2 kufoma pa jetë 30 vjeçarësh…
“Bllokoni ‘qeverinë’ kudo që jeni, është më e shëndetshme se të na bllokojë të gjithëve gjaku që qeveria derdh me liçencë”, apelon Strazimiri.

Postimi i plotë i Gent Strazimirit


strzËshtë bllokuar prapë qarkullimi në një prej akseve më jetike të vendit!
E ka bllokuar një rrëke gjaku dhe 2 kufoma pa jetë 30 vjeçarësh…jo opozita…
“Qeveria që deshët” dhe “Bravo çunat” sapo kanë vrarë një ish-koleg që “po e kërkonin që të fliste por … nuk e gjenin dot…”!
Sapo “e gjetën”…por ai prapë nuk flet dot…
Përmes aksit të përgjakur, asnjë ambulancë nuk ka mbetur e bllokuar, sepse asnjë nga burrat e “shoqeve” nuk është sëmurë ndërkohë, pasi PARTIA nuk kishte nevojë sot…
Gjithsesi “rendi dhe siguria publike nuk janë cenuar”, sepse ligji “Për Tubimet” sot nuk është shkelur…
Kaq!!!
BLLOKONI “QEVERINË” KUDO QË JENI!
ËSHTË MË E SHËNDETSHME SE TË NA BLLOKOJË TË GJITHËVE GJAKU QË QEVERIA DERDH “ME LIÇENCË”!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY