I falimentoi kompania, shqiptari në Itali nuk kishte rrugë tjetër

I falimentoi kompania, shqiptari në Itali nuk kishte rrugë tjetër

61
0
Shares

Nga sipërmarrës i një firme ndërtimi në trafikant droge për llogari të të tjerëve. Kjo ishte zgjidhja që kishte gjetur një ndërtues shqiptar në Itali, për të paguar borxhet e shumta që kishte.

Mediat italiane raportojne se ai u arrestua dje në autostradën e Arezzo-s me sasi kokaine në makinë.

Emri i tij nuk bëhet i ditur, por mediat italiane shkruajnë se shqiptari, vendosi te transportonte droge, pasi kompania e tij falimentoi.

Atij iu gjeten dje 600 gr kokainë në makinë e tij ‘Opel Corsa’, ndërsa kishte si destinacion Amerikën Latine.

Sipas ANSA, nëse droga do të hidhej në treg kapte vlerën e 50 mijë eurove. Shqiptari teksa ishte marrë në pyetje nga policia, kishte pohuar se pasi kompania e tij kishte falimentuar, atij i duhej të paguante një borxh prej 300 mijë eurosh.

Përveç drogës, në cilësinë e provës është bllokuar dhe makina e tij, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e të tjerë personave të përfshirë në trafikun e kokainës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY