FOTO/ Ja kush është komisari që u ekzekutua në Sukth

FOTO/ Ja kush është komisari që u ekzekutua në Sukth

49
0
Shares

Ervin Dalipaj, personi i cili u vra sot në mesditë në makinën e tij në autostradën Tiranë-Durrës, akuzohet se ka ndihmuar Denis Shtrazën në ekzekutimin e Gazmend Çollakut.
Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit janar të 2016.
Deri në fund të vitit 2013, Dalipaj me gradën Komisar mbante postin e Shefit të Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
37-vjeçari u pezullua nga detyra pas një hetimi të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit.
Më pas shkarkimi i tij nga detyra u përfshi dhe në raportin e Komisionit Parlamentar Hetimor për largimet në polici nga qeveri e majtë. Vetë Dalipaj e çoi çështjen në Gjykatën Administrative.
Dalipaj ra në “grackën” e operacionit “Fundi i marrëzisë”, ku gjatë kontrollit të pikave të basteve sportive dhe kazinove, dekonspiroi operacionin në zonat që mbulonte, duke njoftuar administratorët e këtyre pikave të basteve për heqjen e pajisjeve elektronike dhe jo vetëm.
Në dhjetor 2009, Dalipaj gjatë operacionit për kapjen e një personi të shpallur në kërkim për vjedhje u përplas fizikisht me të kërkuarin duke përfunduar me dorë të thyer.
Dalipaj ishte i shpallur në kërkim pas dhënies së masës “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ndaj tij rëndonin akuzat “rrëmbim ose mbajtje peng të personit”, e kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY