Dy shqiptarë dhe tre grekë janë arrestuar në dy operacione të policisë helene, në Kostur dhe Selanik.
Sipas komunikatës së policisë, dy makina që po lëviznin në aksin rrugor Kostur – Selanik janë ndaluar për kontroll dhe në brendësi të automjetit të parë u gjetën katër çanta udhëtimi me 87 kg kanabis të ambalazhuara në 75 qese plastmasi.
Drejtuesi i mjetit të parë, shtetas shqiptar i moshës 53 vjeç dhe një shtetas grek, i moshës 31 vjeç, u arrestuan. Gjithashtu u arrestuan dhe dy shtetasit grekë që ndodheshin në mjetin e dytë, që kishte rolin e pararojës.
Në vazhdim të hetimeve, policia greke ka identifikuar dhe arrestuar një shtetas shqiptar të moshës 43 vjeç, si kreun e grupit të trafikantëve, që kishin sjellë në Greqi sasi të mëdha droge, pjesë e së cilës ishin dhe 87 kilogramët.
Gjatë arrestimit, si dhe nga kontrollet në banesat e të arrestuarve, policia ka sekuestruar, përveç kanabisit, edhe pesë automjete, 11 telefona celularë, dhe një shumë parash prej 4.650 euro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/