Dëshmitarët rrëfejnë: Ja si u ndoq dhe u vra Ervin Dalipaj dhe...

Dëshmitarët rrëfejnë: Ja si u ndoq dhe u vra Ervin Dalipaj dhe nga u larguan autorët

73
0
Shares

Pak minuta pas vrasjes së dyfishtë në Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit, dëshmitarë të ndryshëm japin detaje për ngjarjen që tronditi sot qytetin bregdetar.
Ata kanë pohuar se automjeti tip “Audi” me targa AA 111 OI, ku udhëtonin viktimat Ervin Dalipaj dhe Xhulio Dautaj udhëtonte në rrugën dytësore Durrës-Tiranë dhe se ndiqej nga pas nga një automjet i zi. Të dyja makinat sipas dëshmitarëve ishin me shpejtësi të madhe.
“Automjeti ka qenë në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, ish-rruga e vjetër dhe janë ndjekur nga një automjet i zi. Dy automjetet kanë qenë me shpejtësi skëterrë. Më pas është qëlluar nga mjeti i zi, ndërsa mjeti ‘Audi’  ka lëvizur 20 m nga rruga dytësore drejt autostradës dhe çdo gjë ka mbaruar në pak minuta. Mjeti i autorëve është larguar në drejtim të Shijakut”, deklaruan dëshmitarët.
Dy viktimat janë transportuar tashmë drejt morgut të spitalit të Durrësit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie si dhe prokurorët e Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY