Dëme nga i ftohti në bujqësi, fermerët kërkojnë kompensim

Dëme nga i ftohti në bujqësi, fermerët kërkojnë kompensim

81
0
Shares

Dhjetëra fermerë të Dibrës dhe Kukësit kërkojnë kompensim të dëmeve nga Drejtoritë e Bujqësisë.
Ata konfirmojnë se dëmet në bujqësi nga bora e ngrica e fundit janë të konsiderueshme dhe nuk do të ketë prodhim këtë sezon.
Sokol Tërshalla në Shtiqën të Kukësit, është njëri prej tyre që ka një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh me vreshta.
Ai thotë se nga bora e disa ditëve më parë dëmet në parcelat e mbjella me rrush janë të konsiderueshme dhe nuk do të japin prodhim këtë sezon.
Në Dibër qindra fermerë dibranë u mblodhën para Drejtorisë së Bujqësisë, pasi ende nuk ka asnjë përgjigje nga Ministria e Bujqësisë në lidhje me dëmet e shkaktuara nga ngricat e ditëve të fundit.
Fermerët theksojnë se kanë tentuar t’i mbrojnë pemtoret edhe me zjarre dhe me plasmas, por ka qenë e pa mundur. 
Ata u shprehën gjithashtu se kanë tentuar ti sigurojnë prodhimet e tyre, por asnjë nga kompanitë e sigurimeve nuk e merr përsipër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY