Kreu i opozitës Lulzim Basha bëri [publik sot personin që lobon për Ramën në Uashington duke përdorur lekët e naftës. “ Nuk ka para nga nafta se nafta vidhet si një kopuk, Harry që me paratë e shqiptarëve lobon në uashngon kudnër shqiptarëve. Përpiqet të lobojë pasi deri tani ka marrë bërrylin dhe shpejt do të marrë edhe dicka tjetër nga Uashingtoni”, tha Basha.
Në vijim Basha tha se Fatmir Xhafaj përdori metodat e sigurimit me letrën që i drejtorit Prokurorit Llalla duke dashur ta kalojë problemin te prokurorët. “Droga nuk u shkatërrua kurrë por u magazinua në tunelet dhe magazinat e shtetit. Nuk ka si ta dorëzojë drogën Edi Rama pasi ka dalë garant. Ka 48 orë që ka ngecur në llucë skafi i Habilajt dhe policia nuk ka shkuar ta kapë. Pse nuk shkon policia të kapë skafin e Habilajve. Nuk shkon se ata janë Edi Rama, Saimri Tahiri, Fatmir Xhafaj. Nuk do të ketë subvencione për fermerët se paratë do të shkojnë tek koncesionet”, tha kryetari i PD-së, Lulzim Basha. DRONI.AL
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/