Edi Rama është hajdut me bankë, tha sot kreu i opozitës Lulzim Basha duke patur parasysh bankën Abi bank ku gruaja e kryeministrit është anëtare e bordit drejtues.
Kreu i opozitës duke folur para cadrës tha se të gjithë thonë se nuk ka lekë. Por ja ku janë lekët. Dje është firmosur një koncesion 100 milionë euro firmosur nga qeveria. Kjo është republika e vjetër, fasadë-qeveri, fasadë-kuvend dhe prapa fasadës krimi dhe hajdutëri. Koncesionet paguhen me paratë e buxhetit të shtetit. Në vend që të investohen për qytetarët i japin 100 milionë euro një kompanie fantazmë. Nuk ka rëndësi emri i ministrit të Shëndetësisë, pasi hajduti numër një është vetë Edi Rama, bile hajdut me bankë.
Kreu i opozitës Lulzim Basha foli sot në forumin e cadrës së opozitës në qendër të të cilit ishte mjerimi i qarkut të Fierit i cili është në vendin e dytë për nga varfëria, papunësia dhe emigrimi në vend.
Basha tha se se 1/6 e taskave të të gjithë Shqipërisë paguhet nga qarku i Fierit ndërkohë që nuk llogariten këtu taksat e posaçme si renta për naftën apo gazin. Nëse këto taksa do të përdoreshin për qytetarët , gjendja në Fier nuk do të ishte kaq e zezë.
Në vijim Basha akuzoi grupet e medieve të qeverisë që ndërhyrjnë dhe fyejnë kundërshtarët politikë si dhe nxisin përcarjen e vendit. “Janë 50 sharës me pagesë që paguhen me taskat e qytetarëve dhe shajnë opozitën, mediat, dhe lekët i marrin nga qytetarët por do të shkojnë para gjyqit. Këta sharës i fryjnë përcarjes kombëtare. Ata e përdorin shpesh fjalën malok. E vërteta është se Edi Rama ka qenë njësoj dorërëndë për xhepat e malokëve të veriut dhe malokëve të jugut”, tha Basha.
Basha u deklarua kundër ndërtimit të inceneratorëve të plehrave pasi sipas tij ato djegin plehrat e huaja , ato që sjell mafia italiane. Në vendin e tyre nuk i djegin dot dhe i kanë sjellur këtu, në Elbasan e kudo gjetkë. DRONI.AL
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/