6 projektet e mëdha të Ramës për Vlorën, të gjitha kanë dështuar

6 projektet e mëdha të Ramës për Vlorën, të gjitha kanë dështuar

86
0
Shares

Ish-Kryeministri Berisha ka ironizuar Kryeministrin Rama pas fjalimit të tij në Vlorë duke i kujtuar atij se asnjë nga projektet e premtuara që preknin edhe Vlorën nuk i ka realizuar.

Postimi i Berishës:

“Lungomarja si Rozafa!

Bukvalet e reja te Nastradin Rames ne Vlore!

Te dashur miq, si kudo, edhe dje ne Vlore Nastradin Rama zevendeson mashtrimet e vjetra me genjeshtrat e reja!

Keshtu, 4 vjet me pare iu premtoi vlonjateve

– Korridorin Blu

-Korridorin Veri Jug

– Korridorin e Laberise

– By passin e Vlores

– Famozen Lungomare me 6 korsi

– Aeroportin e Akernise

Nga te gjitha keto premtime korridori Blu dhe ai Veri Jug dhe korridori i Laberise flejne ne kopeshtin e fantazise tij!

-By passi i Vlores, per te cilin ai gjeti te gatshem projektin dhe financimin e plote, beri tenderin por ai mbeti aty ku filloi, nuk eshte ndertuar as dhe nje kilometer paçka se ishte njoftuar perundimi i tij ne fund te vitit 2016

-Lungomarja famoze, qe burgosi Shpetim Gjiken sepse kishte bere projektin dhe nisur punimet e saj, hyri si shajaku ne uje.

-Nga 6 korsi dhe baçe me lule ne mes u katandis ne dy korsi dhe mballome betoni ne mes.

-Nastradini inauguroi fillimin e punimeve ne gusht te vitit 2014 me zotimin se do ta perfundonte ne nje kohe prej 14 muajve. Edvini inspektou punimet ne qershor te vitit 2015 dhe pas nje viti perseriti mashtrimin e nje viti me pare.

Dje, 34 muaj pas premtimit te pare dhe 22 muajve te premtim mashtrimit te dyte, Lungomarja eshte bere si Rozafa, nuk ka me date perfundimi.

Per korrektese po ju rikujtoj qytetareve se per 27 muaj ka perfunduar rruga Milot – Kalimash perfshi 11,8 km tunel kurse me 18 muaj ka perfunduar rruga Ibe-Elbasan, perfshi tunelin e Krrabes 5,6 km.

Sot iu tha une e di qe me shani por lungomarja nuk perfundoi se nuk votoi Berisha vettingun.

Kurse per aeroportin e Akernise, nje premtim tjeter mashtrim solemn i tij, Nastradini me moton “shume ju kemi genjyer por do ju genjejme perseri”, leshoi bukvalen e re se do ndertonte aeroport te madh nderkombetar per transport edhe te mallrave (Mashtrimeve).

Ne fund, per te embeltuar genjeshtrat e reja Rama beri nje zjafet me parate e bankes se tij familjare!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY