Palombarët e mbërritur në grykëderdhjen e Vjosës, pas njoftimit për zhdukjen e dy personave, kolegë të tyre, në det, kanë mundur të nxjerrinedhe trupin e peshkatarit tjetër, Lorenc Doko, 32 vjeç.
Dy peshkatarët u zhdukur në ujërat e lumit Vjosë dhe dyshohet se janë mbytur.
Sipas informacioneve të para, Lorenc Doko 32 vjeç dhe Elson Kerri, 37 vjeç kanë dalë mbrëmjen e kaluar për të hedhur rrjetat në grykëderdhjen e Vjosës dhe që prej atij momenti kanë humbur kontaktet me familjarët. Njëri nga peshkatarët është nga fshati Dellinj dhe tjetri nga fshati Delisuf.
Dy burrat kishin dalë në grykëderdhjen e Vjosës me një varkë të vogël, nga po hidhnin rrjetat për të peshkuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/