VIDEO/ Basha, një video të rrallë me Edi Ramën në Kukës

VIDEO/ Basha, një video të rrallë me Edi Ramën në Kukës

58
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha publikoi sot një video shoqëruar me statusin: “Nuk ka nevojë për koment…”.

Po cfarë ka në video. Pamjet tregojnë Kryeministrin Edi Rama gjatë takimit të tij me të rinjtë në Kukës. Nga atje ai u ka bërë thirrje qytetarëve që përmes votës të largojnë nga pushteti përdhunuesit dhe dhunuesit e grave e nënave.

Nga ana e saj PD ka akuzuar disa herë përfaqësues të qeverisë Rama të cilet ata vetë janë të lidhur me krimin, dhe kanë bërë vepra të rënda penale si përdhunimi. Një ndër emrat me të akuzuar në radhe të PD-së është edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, është prekur nga ligji i dekriminalizimit për shkak të këtyre veprave penale.

Në vitet ’90, Elvis Rroshi është akuzuar në Itali për përdhunim në grup, ndërsa pas rikthimit në Shqipëri u anëtarësua në Partinë Socialiste dhe u kandidua për kryetar Bashkie të Kavajës, ku dhe fitoi.

Dhe në këtë pikë, Kryeministri Rama ka të drejtë. Përdhunuesit e grave nuk duhet të mbajnë poste zyrtare. Qytetarëve u takon që përmes votës mos t’i pranojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY