Opozita përshkallëzon protestën, sot bllokon 1 orë rrugët nacionale

Opozita përshkallëzon protestën, sot bllokon 1 orë rrugët nacionale

62
0
Shares
Foto Arkiv

Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare sot do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugët për një orë, nga ora 11.00 – 12.00.
Do të jenë të paktën pesë pika strategjike ku opozita do organizojë protestuesit e saj, duke ngarkuar edhe deputetët përgjegjës për zhvillimin e këtij tubimi.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përsëritur disa herë që protesta do të jetë paqësore dhe demokratike, por nga ana tjetër i është bërë thirrje policisë që të mos provokojë. Një ditë më parë nga çadra e opozitës, Basha deklaroi se dhuna është tipar i dobësisë morale.
Basha u shpreh gjithashtu se policia do të vëzhgohet nga toka dhe ajri nëse cenon protestuesit. 
Duke e konsideruar të paligjshme protestën e opozitës, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato, apeloi qytetarët të shmangin pjesëmarrjen në tubime të tilla.
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama në Komunikimin Javor tha se thirrja për të bllokuar rrugët na kthejnë në tatëpjetën e rrëmujave.
Rama u shpreh se Policia e Shtetit ka për detyrë të dokumentojë çdo shkelje ligjore dhe të çojë para drejtësisë të gjithë ata që i kryejnë këto shkelje duke bllokuar rrugën në vend.
Kjo formë e protestës vjen në një ditë, kur negociatori për zgjidhjen e ngërçit politik David McAllister pritet të mbërrijë në Tiranë. Në këtë vizitë, zyrtari gjerman do të shoqërohet raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Rrugët që bllokohen sot nga PD

Rrethrrotullimi i Milotit

Sheshi “Shqiponja”

Rrethrrotullimi i Bradasheshit

Mbikalimi te Shkolla Teknologjike

Rrethrrotullimi i plugut

Të angazhuar si përgjegjës të protestës janë deputetët Arben Ristani, Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Edi Paloka dhe Flamur Noka.

– Në rrethrrotullimin e Plugut do të jetë Arben Ristani me deputetët e qarkut të Fierit.

– Në rrethrrotullimin e Bradasheshit protesta do të organizohet nga Edmond Spaho, Luçiano Boçi, Arbjola Halimi, Eleni Qirici dhe Gjergji Papa.

– Tek rrethrrotullimi i Milotit deputetët Aldo Bumcci, Albina Dede, Helidon Bushati, Irma Kopliku dhe Alban Zeneli.

– Bllokimi i sheshit “Shqiponja” i është lënë deputetëve Edi Paloka, Gert Bogdani, Florjon Mima, Keltis Kruja, Bedri Hoxha, Roland Keta, Dhurata Çupi, Myqerem Tafaj, Gjovalin Bzheta, Mimoza Hajdarmataj.

– Ndërsa te mbikalimi te Shkolla Teknologjike do të jenë deputetët Flamur Noka, Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Genc Pollo, Albana Vokshi, Astrit Patozi, Igli Cara, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani.

Ndërsa vijimit të protestës në çadër PD do t’ia besojë deputetëve Jorida Tabaku, Genc Ruli, Arben Imami dhe Ridvan Bode.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY