Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

OJQ po bashkëpunojnë me skafistët? Prokuroria italiane nis hetimet

24/04/2017
OJQ po bashkëpunojnë me skafistët? Prokuroria italiane nis hetimet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Alba Kepi

Gjatë orëve të fundit Italia është përfshirë nga një debat i fortë politik në lidhje me aktivitetin e organizatave OJQ që ndihmojnë në përballimin e krizës së emigrantëve që çdo ditë zbarkojnë përmes Mesdheut në brigjet italiane.

Prokuroritë italiane të qyteteve të Palermos dhe të Katanias kanë nisur dy proçese hetimore ndaj një grupi organizatash OJQ që operojnë në ujërat e Mesdheut me dyshimin se kanë kontakte të drejtpërdrejta e bashkëpunojnë me trafikantët e qënieve humane e me skafistët e emigrantëve klandestinë.

Kryeprokurori i Katanias Carmelo Zuccaro, për mediat italiane ka deklaruar se “hetuesit kanë në duar prova që dëshmojnë për lidhjen e drejtpërdrejtë të disa organizatave OJQ me trafikantët e emigrantëve në Libi”.

“Ndaj organizatave si “Medici senza frontiere” e “Save the Children ” nuk kemi asgjë për të thënë, por për organizata e tjera si maltezja “Moas” apo disa të tjera gjermane, e që janë rreth 9 të tilla që operojnë në Mesdhe, ju informoj se janë vënë nën hetim. Së bashku me Frontex e Marinën Ushtarake po monitorojmë këto organizata humanitare që kanë në dispozicion një kapital të madh financiar”, është shprehur kryeprokurori i Katanias.

Qëllimi i prokurorëve italianë është të kuptojnë se mos ndoshta pas financimeve të organizatave OJQ, fshihen vetë kriminelët duke ricikluar kështu shumat e mëdha të parave që përfitojnë nga trafiku i qënieve njerëzore e nga tregu i zi i shitjes së naftës.

Sipas Prokurorisë së Palermos e Katanias, në 4 muajt e fundit të 2016, rreth 30 % të operacioneve të shpëtimit të emigrantëve janë kryer nga këto OJQ, ndërsa në muajt e parë të 2017 numri i këtyre operacioneve është rritur në 50%.

I është bashkuar kësaj akuze dhe Lëvizja 5 Yje që me anë të zëvëndes/kryetarit të Parlamentit italian Luigi De Maio ka deklaruar se “ne si forcë politike duam të shohim qartë se kush i financon këto OJQ, të cilat janë nën akuzën e Prokurorisë italiane por dhe të agjensisë Frontex, në raportin e fundit të së cilës thuhet se këto organizata kanë trasportuar jo pak herë dhe kriminelë.

Sipas Raportit të Frontex, mjaft organizata OJQ afrohen në brigjet libiane për të kryer operacione shpëtimi duke funksionuar si taksi, e që në një farë mënyrë nxisin trafikun klandestin të emigrantëve.

Ka reaguar ndaj kësaj çështje dhe ish-kreyministri Matteo Renzi, i cili i ka quajtuar deklaratat e Lëvizjes 5 Yje “si në kërkim të një reklame, nisur nga sondazhet e fundit që konfirmojnë se çështja e emigrantëve ngjall mjaft interes publik.”

Aktualisht në Mesdhe për të përballuar krizën e emigrantëve e për të shpëtuar jetën e dhjetra qindra emigrantëve që çdo ditë nisen nga brigjet e Libisë, operojnë rreth 14 anije e një avion për llogari të organizatave humanitare OJQ “Medici senza frontiere”, “Save the children”, “Moas”, “Boat Refugee Foundation”, “Jugend Rettet”, “Sea Ëatch”, “Sea-Eye” e “Proactiva Open Arms”.oranews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Apeli shqyrton kërkesën e Erion Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë

24/02/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Apeli shqyrton kërkesën e Erion Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë

24/02/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.