Kreu i opozitës Lulzim Basha tha sot në mbrëmje te cadra e protestës se nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri pa opozitën. Sot ishte paralajmërimi i parë për qeverinë e kapur nga krimi, tha Basha.
“Ishte një ditë e suksesshme për opozitën dhe qytetarët shqiptarë dhe e lavdishme për këtë lëvizje mbarëpopullore.
E gjithë Shqipëria u bashkua me betejën e drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Koha po vjen që ta kurorëzojmë këtë betejë. Nuk na mungon vullneti dhe vendosmëria për ta zgjidhur krizën përmes dialogut , dialog i cili ka një temë, qeveri teknike dhe mandati i saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërsa ky vullnet mungon sot ishte vetëm paralajmërimi i parë, se në këtë vend zgjedhje pa opozitën nuk ka për të pasur kurrë. Votime të diktuara nga droga krimi dhe qeveria e kapur prej tyre nuk do të tolerohet”, tha Kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Vetëm pak orë më parë kreu i qeverisë deklaroi se do të ketë zgjedhje me 18 qershor me ose pa opozitën.Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/