FIKSIMI/Përndjek gruan e martuar derisa e kap burri i saj, cfarë ndodhi...

FIKSIMI/Përndjek gruan e martuar derisa e kap burri i saj, cfarë ndodhi më pas…

52
0
Shares

Një burrë i martuar në Tiranë është “fiksuar” për të krijuar një lidhje intime me një grua po të martuar, shkruan “Panorama”.

Kërkesa e tij për lidhje jashtëmartesore është kundërshtuar nga gruaja, por ai nuk ka hequr dorë. Për pesë muaj me radhë ai e ka shqetësuar gruan e martuar, duke e ndaluar në rrugë, duke i shkuar tek vendi i punës, si edhe përmes telefonatave.

Pas një kallëzimi të të dëmtuarës, shtetasi L. Xh. ka përfunduar si i pandehur në Gjykatën e Tiranës për akuzën e “përndjekjes”.

Përmes një vendimi të shpallur pak ditë më parë ai është shpallur fajtor dhe është dënuar me 6 muaj heqje lirie. Sipas gjykatës, procedimi penal ndaj L. Xh. ka nisur pas një kallëzimi të bërë ndaj tij në ditët e fundit të dhjetorit 2016.

Ai është kallëzuar nga një grua e martuar, e cila ishte shqetësuar prej tij për 5 muaj me radhë.

Sipas kallëzimit, gjatë gjithë kësaj periudhe L. Xh. i kishte kërkuar kallëzueses të krijonin një marrëdhënie jashtëmartesore me njëri-tjetrin. Këtë kërkesë ai ia ka përsëritur herë pas here, duke i dalë përpara në rrugë, apo duke i shkuar tek vendi i punës.

Në një prej këtyre ditëve, i pandehuri ka ndaluar në rrugë kallëzuesen dhe i ka kërkuar që shkonin diku për të pirë një kafe. Kërkesa e tij është refuzuar nga kallëzuesja.

Në këtë kohë, pranë tyre është afrua bashkëshorti i kallëzueses. Sipas vendimit, mes dy meshkujve ka lindur një debat me fjalë. Të nesërmen e kësaj dite, e dëmtuara ka paraqitur kallëzimin penal ndaj të pandehurit.

Gjatë gjykimit i pandehuri ka pranuar akuzës dhe ka shfaqur pendim të thellë, duke sqaruar se nuk ka pasur si qëllim përndjekjen e kallëzueses dhe as për t’i krijuar asaj probleme familjare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY