Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka identifikuar njërin nga autorët e tentativës së grabitjes, ku i plagosur mbeti dhe i zoti i banesës, ngjarje e cila ndodhi gjatë natës sot në Kamëz.
Burime zyrtare pohuan se në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet R. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili në bashkëpunim dhe me një person tjetër ende të paidentifikuar kanë tentuar te hynë me dhunë në banesën e shtetasit A. V.,.dhe pasi e kanë dhunuar këtë të fundit, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës
Më datë 24. 04. 2017, rreth orës 02:30 në numrin e emergjencave civile 112 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kastriotët” te pallati “Class” është tentuar të vidhet me dhunë banesa e shtetasit A. V., 60 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e kësaj ky shtetas ka hasur në një përleshje fizike me dy shtetasit të cilët kanë tentuar ti hynë në banesë.
Ky shtetas është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën
Nga ana e specialistëve të hetimit krimeve të Komisariatit Nr 3 është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje i cili është shpallur në kërkim shtetasi:
– R. M. 26 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas në bashkëpunim dhe me një person tjetër ende të paidentifikuar kanë tentuar te hynë me dhunë në banesën e shtetasit A. V.,.dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Po punohet për kapjen e tij, dhe identifikimin e autorit tjetër.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim“ dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” e parashikuar nga Nenet 139, 279 dhe 25 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/