Artan Fuga: Parlamenti pa opozitën një KPD e Partisë Socialiste

Artan Fuga: Parlamenti pa opozitën një KPD e Partisë Socialiste

77
0
Shares

Akademiku Artan Fuga tha sot në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se nëse opozita nuk hyn në zgjedhje do të kemi një Parlament si KPD-ja.

“Do kemi një Kuvend me PS dhe LSI. Por çfarë do fitojmë ne? Kuvendi do bëhet si KPD-ja, nga ai do dalin institucionet e tjera gjykatës, prokurorë, ministra. Nuk zgjidhim asgjë. I pari që nuk duhet ta bëjë është z.Rama”, tha filozofi i njohur shqiptar Artan Fuga.

Në vijim të intervistës ai u shpreh se ishte dakord me Lulzim Bashën, me termin “Republika e Vjetër”, që përdor kryetari i Partisë Demokratike.

Duke cikur kërkesën e opozitës për qeveri teknike si garanci për garantimin e zgjedhjeve të lira, për të cilën tha se është e drejtë e tyre, Fuga u shpreh se kemi nevojë për “Shqipëri teknike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY