Monologu javor, Rama nuk di ç’të thotë: Opozita proteston se kërkon destabilitet

Monologu javor, Rama nuk di ç’të thotë: Opozita proteston se kërkon destabilitet

60
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tha se Policia e Shtetit ka për detyrë të dokumentojë çdo shkelje ligjore dhe të çojë para drejtësisë të gjithë ata që i kryejnë këto shkelje duke bllokuar rrugën në vend, ndërsa shtoi se ata që bëjnë thirrje për të bllokuar rrugët duan ta çojnë vendin në tatëpjetë e rrëmujave.
Gjatë komunikimit javor të së dielës në Facebook, kreu i qeverisë u shpreh se protesta e opozitës bëhet për të penguar reformën në drejtësi.
“Policia e Shtetit nuk paguhet për të liruar rrugët nga qytetarë të manipuluar prej politikës së përbuzjes, por për të qenë në krah të çdo qytetari, për të mbrojtur çdo njeri në këtë vend për keqbërësit, për të garantuar rend dhe siguri.
Ata që ftojnë njerëzit që të bllokojnë rrugët duan të na kthejnë në tatëpjetën e rrëmujave e të konflikteve, vetëm e vetëm se janë gati t’i vënë flakën përsëri Shqipërisë që të mos ndizet drita e drejtësisë në këtë vend, që të mos hapen kapakët e rëndë të zullumeve e të krimeve të pandëshkuara. Që të mos shpëtojë më në fund ky popull nga zgjedha e kulturës së pandëshkueshmërisë së njerëzve të veshur me pushtet e të zhytur në para të zeza.
Njëkohësisht, Policia e Shtetit ka për detyrë të dokumentojë çdo shkelje të ligjit dhe ka për detyrë të çojë para drejtësisë këto që shkel ligjin. A ia vlen të përfundosh në bankën e të akuzuarit për të mbrojtur politikanë dhe gjykatës të korruptuar. A ia vlen të akuzohesh si keqbërës i popullit dhe vendit tënd për t’i zënë rrugën drejtësisë që të duhet ty dhe familjes tënde duke mbrojtur ata që nuk duan të kenë drejtësi as për ty sepse i friken drejtësisë si djalli temjanit mbi ta”, u shpreh Rama. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY