Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nuk e sheh si tragjedi bllokimin e makinave për një orë në rrugët e Tiranës. Ai ka folur në protestën e opozitës përballë kryeministrisë të dielën pasdite, duke iu drejtuar qytetarëve me një batutë.
“Qytetarë të Tiranës e të gjithë Shqipërisë! Nesër është një ditë e shënuar. Do ketë nga ato që do ankohen se ‘Na latë 1 orë pa makina’… por ata i kanë lënë 50 vjet pa makina, me biçikleta lëviznin…”, u shpreh Shehi.
Situata duket se do të shkojë drejt përplasjes mes demokratëve që do të bllokojnë rrugët dhe kryeministrit që paralajmëron arrestime. Në protestë, Dash Shehi theksoi se forca e opozitës është forca e paqes.
“Jemi të detyruar t’i kujtojmë të gjithë shqiptarëve, se kjo është lëvizja më paqësore. Ky është gandizmi i shqiptarëve, ne do rezistojmë në mënyrë paqësore, kjo është forca jonë, forca e paqes. Fatkeqësisht jam i detyruar ta them, ky popull shpesh shkon pas të fortës, por ne duam të shkojë pas të drejtit”, u shpreh më tej kreu i LZHK.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/