VLORE/Muzikanti i plagosur me 2 plumba rrëfen tmerrin

VLORE/Muzikanti i plagosur me 2 plumba rrëfen tmerrin

67
0
Shares

Florian Hila, muzikanti që krijonte hare në lokalin Fiks Fare është ndodhu në drejtimin e plumbave ndërsa vijonte punën e tij të muzikantit në lokal. Dy plumba e kanë marrë në trup ndërsa një i tretë ka goditur veglen muzikore. Por ka shpëtuar gjallë dhe tregon për gazetën “Panorama” tmerrin që ka përjetuar mbrëmjen e së enjtes.

“Nuk di si ndodhi, thjesht dëgjuam krismat. Ishte e tmerrshme dhe jemi ulur të gjithë menjëherë në tokë, pasi nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte dhe nga po na vinin plumbat. U tmerruam, ndodhi gjithçka sa hap e mbyll sytë… dhe tani kujtoj shumë pak nga ajo çfarë ndodhi, pasi ishte një moment ku kishte edhe zhurmë dhe u bë rrëmuja. Siç e thashë, personat që ndodheshin në lokal janë shtrirë në tokë të gjithë.

Kam marrë dy plumba, një në shpatull dhe një tjetër në këmbë. Një plumb tjetër ka goditur edhe tastierën e organit muzikor, aty ku pikërisht ndodhesha edhe unë. Fatmirësisht, nëse mund të them kështu, arrita t’i shpëtoj kësaj masakre, ku një person mbeti i vrarë dhe unë e dy të tjerë u plagosëm.

Nga paniku i krijuar nuk mbaj mend nga kanë ardhur plumbat. Thjesht më kujtohet që të gjithë u shtrimë në tokë. Kam ndier edhe dhimbje në pjesët ku jam goditur me plumb dhe aty kuptova që isha plagosur. Ishte një moment që sot nuk dua ta kujtoj shumë…” , thotë muzikanti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY