Partia Republikane i bashkohet fuqimisht protestës opozitare ditën e hënë, sias deklaratës që bëri sot në emër të PR, kreu i degës së Tiranës, Blendi Sula.
“Ne i bëjmë thirrje republikanëve në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë t’i bashkohen ditën e hënë protestës paqësore nga ora 11.00 deri në orën 12.00 duke bllokuar akset nacionale.
Por kjo thirrje shkon gjithashtu për çdo të ri dhe të re, burrë dhe grua, të moshuar, qytetarë pa parti, që të na mbështesin në këto akte, të cilat kanë për qëllim të bashkojnë të gjithë shqiptarët kundër kësaj kaste të korruptuar qeveritarësh”, deklaroi Sula.
Në vijim drejtuesi i repulikanëve të Tiranës tha se partia e tij është e vendosur që në Shqipëri do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për ne nuk ka më kthim prapa.
“Edi Rama dhe të gjithë aleatët e tij bashkëqeverisës janë fajtorë për këtë gjendje që po mban peng vendin tonë drejt rrugës evropiane.
Shqipëria është e mbuluar nga droga, korrupsioni, nga lulëzimi i bandave kriminale dhe totalishte e pasigurtë.
Të gjithë këto elementë na sjellin në përfundimin që në Shqipëri nuk mund të bëhen zgjedhje të lira me këtë kryeministër dhe me këtë qeveri. Ne jemi të vendosur dhe të palëkundur në kërkesat tona. Ne nuk tërhiqemi nga kërkesat për qeveri teknike, që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kjo nuk është një kauzë për të ardhur në pushtet, por është një kauzë dhe një luftë për t’I kthyer pushtetin qytetarëve.
Asnjë karrige qeveritari nuk vlen sa vota e secilit shqiptar të ndershëm”, deklaroi Sula. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/