Edhe gjatë ditës së sotme nuk ka munguar arrestimi i një shtetasi shqiptar në Greqi, të akuzuar për trafik droge.
Arrestimi i radhës është bërë në vendin e quajtur Komboti, në afërsi të Artës. Një 29 vjeçari nga Shqipëria i janë kaluar prangat, pasi në makinën që drejtonte u gjet një sasi e madhe kanabisi.
Sipas komunikatës së policisë, ai u ndalua për kontroll pas një sinjalizimi që kishin patur shërbimet kompetente.
Brenda makinës u gjet një sasi droge prej 119, 3 kg kanabis, e ambalazhuar në 27 paketa.
Pas verifikimit rezultoi se makina i përkiste një firme që jepte automjete me qera dhe ishte marrë nga një shtetas grek, i moshës 40 vjeç, që tashmë po kërkohet nga policia.
I arrestuari është dërguar në prokurorinë e Artës, ku pritet t’i komunikohen akuzat për import, transport dhe trafikim droge.oranews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/