Hyn në fuqi ligji për faljen e gjobave e kamatëvonesave për bizneset debitore si dhe për faljen e taksave e kamatave për automjetet, nis shqyrtimin në komisionet parlamentare. Sipas ligjit të botuar dje në Fletoren Zyrtare, i cili hyn në fuqi në fillim të majit, pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar asnjë taksë prej vitit 2011 e vazhdim dhe duan të çregjistrojnë mjetet e tyre duhet të paraqesin në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Rrugor katër dokumente.
Pronari i mjetit do të përfitojë falje për të gjitha detyrimet në momentin që kërkon çregjistrimin e mjeteve dhe duhet të paraqesë: Lejen e qarkullimit, certifikatën e pronësisë dhe targat e mjetit. Në rast se nuk ka këto dokumente i janë humbur ose vjedhur duhet të paraqesë denoncim nga policia. Procedura për çregjistrimin mjeteve do të nisë menjëherë pas miratimit nga qeveria të draftin “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes se detyrimeve tatimore”.
Drafti pritet të kalojë sot në mbledhjen e qeverisë dhe menjëherë pas miratimit Drejtoria Shërbimit të Transportit Rrugor do të përgatisë udhëzim për të gjithë mjetet që përfitojnë nga falja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/