Edhe LSI kërkon hetim për kanabisin e vjedhur nga policia

Edhe LSI kërkon hetim për kanabisin e vjedhur nga policia

62
0
Shares

Kanabisi që është raportuar i shkatërruar pa prezencën e prokurorit dhe në shkelje të ligjeve ka alarmuar politikën në Tiranë duke shënuar kështu një skandal të ri të qeverisë. Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama kërkoi sot nga Prokurori i Përgjithshëm që denoncoi faktin të dilte nga deklaratat në veprime konkrete duke kërkuar hetim të thellë.

“Fakti që jemi përballë realitetit, që është bërë asgjësimi i lëndës narkotike pa praninë e prokurorit, të oficerit të policisë gjyqësore, pa praninë e përfaqësuesit të gjykatës siç e kërkon ligji, natyrisht krijon mundësi për të hamendësuar se jo vetëm nuk është asgjësuar e gjithë lënda narkotike e kapur, por çdokush mund të mendojë, që kjo lëndë është ricikluar dhe mund të jetë magazinuar nëpër tunele dhe depo, siç ka ndodhur për fat të keq të provohet me veprimet më të fundit.

Dua ta ftoj Prokurorin e Përgjithshëm të shfaqë të gjithë përgjegjësitë si titullar i organit të akuzës që është, të lërë mënjanë deklaratat dhe të ngrejë një grup të posaçëm pune për të filluar çështjen penale për të hetuar dhe për të identifikuar përgjegjësinë e çdo individi që nuk ka zbatuar ligjin apo ç’është më e rënda që ka shkelur ligjin duke bërë “asgjësimin” e lëndës narkotike në kundërshtim me procedurat që përcakton në mënyrë rigoroze kodi i procedurës penale dhe ligji për asgjësimin dhe luftën kundër lëndëve narkotike dhe psikotrope.

Nuk mjaftojnë fjalët. Prokurori i Përgjithshëm dhe Prokuroria e Republikës është organ akuze. Fjalë shkojnë në kuvend ose në mitingjet partiake e politike. Prokuroria duhet të veprojë me forcën e ligjit për të identifikuar për të hetuar dhe për të ndëshkuar me forcën e ligjit, cilindo që rezulton i implikuar në këtë veprimtari kriminale, qoftë nga radhët e organeve të Policisë së Shtetit apo të organeve të tjera të zbatimit të ligjit, apo qoftë cilindo punonjës në administratën publike me nivel përfaqësimi politik në të gjitha nivelet për të dëshmuar jo thjesht vullnet, por forcë në zbatimin e ligjit”, tha nënkryetari i LSI-së.

Në vijim LSI ka gjetur momentin megjithatë të bëjë diferencimin mes ish ministrit Saimir Tahiri dhe atij aktual Fatmir Xhafa.

“Ka një reagim pozitiv të strukturave të Policisë së Shtetit pas ndryshimit të ministrit. Ka një bashkërendim më të mirë në vlerësimin tim edhe në partneritetin midis Policisë dhe organit të Prokurorisë, por kaq nuk mjafton. Është shumë pak për të na krijuar bindjen që realisht organet e zbatimit të ligjit janë të vendosura për t’i shkuar deri në fund goditjes me forcën e ligjit të cilitdo që me veprimet apo mosveprimet e veta është bërë pjesë e kësaj gjëme të madhe, siç është kultivimi i lëndës narkotike”, deklaroi Luan Rama. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY