Bora pranverore ngrin Europën

Bora pranverore ngrin Europën

41
0
Shares

Moti i ftohtë ka përfshirë një pjesë të mirë të Europës.
Dimri me reshje shiu e bore dhe temperatura të ulëta është rikthyer në Zvicër, në disa pjesë të Gjermanisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Rumanisë. Bora ka shkaktuar shumë probleme me qarkullimin dhe energjinë elektrike.
Rreth një mijë shtëpi mbetën në errrësirë në Karkiv të Ukrainës dhe dhjetëra persona u plagosën në Poprad të Sllovakisë si pasojë e aksidenteve rrugore nga ngricat.
Reshjet e borës kanë mbuluar edhe disa zona të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Në Sarajevë bora ka arritur deri në një metër.
Shumë rrugë janë bllokuar teksa transporti urban ka hyrë në kaos.
Më shumë se 1,000 banesa kanë mbetur pa energji elektrike në komunën e Lubovisë në veri të Serbisë teksa kreu i kësaj komune ka kërkuar ndihmë urgjente nga qeveria pasi moti ka shkatërruar 500 shtylla elektrike.
Dëmët më të mëdha të kësaj bore të ardhur në mes të prillit janë në fushën e bujqësisë. Fermerët thonë se kanë shkatëruar plantacione të mëdha me fruta dhe perime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY