VIDEO & FOTO GALERI/ Operacioni shpëtimit të 51 refugjatëve sirianë nga anija...

VIDEO & FOTO GALERI/ Operacioni shpëtimit të 51 refugjatëve sirianë nga anija shqiptare “Oriku”

77
0
Shares

Image Gallery
IframeAnija shqiptare “Oriku” ka shpëtuar nga mbytja 51 refugjatë që udhëtonin me gomone nga Turqia drejt brigjeve greke.
Gomone me refugjatë u zbulua në detin Egje nga anija shqiptare gjatë patrullimit.
Të gjithë refugjatët me kombësi nga Siria janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë

Anija “Oriku” shpëton një gomone me 51 emigrantë në bord

Anija “Oriku” e Forcave tona Detare, rreth orës 07: 40 (ora lokale turke), gjatë patrullimit në Egje identifikoj një gomone me emigrantë në bord. Gomonia ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt brigjeve greke.
Menjëherë, anija Oriku njoftoi anijen flamurtare, “RB” turke, greke dhe “Frontex”. Njëkohësisht, pas njoftimit, anija “Oriku” shkoi në rajonin ku ndodhej gomonia dhe ofroj ndihmë deri në mbërritjen e anijes “MAI 1102 FRONTEX” dhe “RB” turke.
Në orën 08:37, gomonia u mor në dorëzim nga anija e Frontex “MAI 1102”, e cila kreu operacionin e imbarkimit të personave në të.
Pas dorëzimit, nga të dhënat e marra nga anija e “FRONTEX”, në përfundim të operacionit, u verifikua se, në bordin e gomones ishin 51 persona, nga të cilët,  17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra. Të gjithë pjesëtarët e gomones ishin me kombësi siriane.
Gjatë misionit të saj në Egje, anija “Oriku” ka realizuar disa operacione shpëtimi të suksesshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY