Hetimet e Policisë dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda kanë marrë një shtrirje të gjerë për zbardhjen e vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku. Burime nga policia thonë se pamjet filmike ku duket autori i vrasjes së Cukut janë shpërndarë në të gjitha burgjet në vend. Për të zbardhur këtë vrasje të bujshme, Policia dhe Prokuroria ka kërkuar ndihmën e të dënuarve me dyshimin se autori mund të jetë një ish – i dënuar.
Mësohet se shumica e të dënuarve nuk e kanë njohur personin që shfaqet në pamjet e shpërndara nga Policia pasi ai është kujdesuar që në çdo çast ta mbajë kokën ulur me qëllim që fytyra e tij të mos kapet nga kamerat e sigurisë. Shekulli
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/