PD bën padinë më të bujshme: kallëzim penal për Ramën dhe 3...

PD bën padinë më të bujshme: kallëzim penal për Ramën dhe 3 ministra

55
0
Shares

Zbardhet kallëzimi penal i anëtarëve të Grupit Parlamentar të PD në komisionin hetimor për marrëveshjen midis Shqipërisë dhe cez s.a, transmeton Droni.al.

Anëtarët e komisionit e kanë dorëzuar kallëzimin penal më datë 18 prill 2017

Kallëzohen penalisht për dëm financiar 650-800 milion euro, Kryeministri Edi Rama; ministrat Gjiknuri, Ahmetaj dhe Cani; avokatja e shtetit Alma Hicka; sekretari i përgjithshëm Engjëll Agaci, dhe grupi negociator.

Anëtarët e komisionit i janë drejtuar kryeprokurorit Adriatik Llalla, me shkresë zyrtare për të filluar procedimin penal.

Anëtarët e komisionit hetimor kanë kërkuar realizimin e hetimeve me një grup prokurorësh të spcializuar, në bashkëpunim me organe ligjzbatuese apo ekspertë ndërkombëtar.

Kryeministri Edi Rama, ministrat Gjiknuri, Ahmetaj dhe Cani; avokatja e shtetit Alma Hicka; sekretari i përgjithshëm Engjëll Agaci, dhe grupi negociator akuzohen për shpërdorim detyre, saktëson Droni.al.

Nga analiza e plotë e dokumentacionit të siguruar nga komisioni hetimor rezulton se jemi përpara veprimeve dhe mosveprimeve, në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Grupi i punës ka marrë përsipër detyrime që nuk provohen se ekzistojnë për shtetin shqiptar, apo të heq dorë nga detyrime të dokumentuara që cez a.s. I kanë shtetit shqiptar

Autoritetet publike nuk mund të veprojnë në tejkalim të kufijve që i vendos legjislacioni shqiptar, dhe as nuk mund të falin/heqin dorë, në emër të shtetit shqiptar, nga detyrime financiare që të tretet i kanë organeve publike apo të marrin përsipër të paguajnë në emër të shtetit detyrime që nuk ekzistojnë.

Nga analiza e plotë e dokumentacionit të administruar nga komisioni hetimor, rezulton se procesi i “negociiatave”, defacto është shndërruar nga pala shqiptare në proces të dëmtimit me dashje të interesit publik.

Komisioni hetimor ka konstatuar se nuk është realizuar një procesi ligjor negociimi, por një “pazari” i qëllimshëm dhe i paligjshëm, që ka dëmtuar rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme interesat e ligjshme të shtetit shqiptar.

Nga hetimi i komisionit rezulton se janë evidentuar fakte dhe prova të reja, të pa verifikuara dhe të pa hetuara nga organi i prokurorisë, të cilat vetëm ose së bashku me ato që janë vlerësuar njëherë, tregojnë qartësisht se jemi përpara rastit klasik të shpërdorimit të detyrës.

Falja e të paktën 650-800 milionë euro dhe dhënia e rreth 95 milionë euro të tjera shoqërisë Cez s.a., është një akt antikushtetues dhe antiligjor.

Kallëzimi shoqërohet me 53 prova që dëshmojnë abuzimin me detyrën

Qeveria ka shpërfillur analizën tekniko-financiare të ekspertëve ndërkombëtar dhe këshillimin e avokatit ndërkombëtar të Shqipërisë.

Prokuroria ka regjistruar kallëzimin dhe ka kërkuar nga kuvendi dokumentacionin e komisionit dhe procesverbalet e pyetjes së dëshmitarëve. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY