Kryeministri Rama refuzon ushqimin e familjeve që viziton, han vetëm krokante që...

Kryeministri Rama refuzon ushqimin e familjeve që viziton, han vetëm krokante që i merr me vete

50
0
Shares

Rama ne shtepine e nje banori te Kukesit

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në shtëpi në Kukës në vijim të fushatës elektorale që ai ka nisur në të gjithë vendin. Por ajo që habit është se Rama shtrohet në tavolina të mbushura plot por ndërkohë në “tv Edi Rama” dëgjohet vetem një krokante. Shumë njerëz janë në mëdyshje se cfarë han ai në këto tavolina, pasi nuk është parë asnjëherë të prekë ndonjë nga pjatat që ka përpara. Njerëz afër Ramës thanë se ai ka ushqim të posacëm me vete, njëfarë krokante e cila vendoset afër një prej pjatave dhe ai konsumon vetëm atë.

Ndodh ndonjëherë që merr ndonjë patate të skuqur por edhe kjo është një sjellje e rrallë e kryeministrit. Sor në Kukës hëngri vetëm dy patate ndërkohë që në Cërrik një ditë më parë hëngri vetëm krokantet e tij.

Përgjatë bisedës u përmend dimri i ashpër në Kukës. Por Ilir Beqja që ishte në tavolinë ashtu sic ka bërë gjithnjë habiti edhe sot. 40% më pak konsum të energjisë në Kukës përgjatë muajve të dimrit, tha ish ministri Ilir Beqja. Qartësisht qeveria i ka ngrirë njerëzit. Beqja duhet të dijë edhe shifrat e të sëmurëve pas atij dimri ku çmimi i druve u rrit. Kukësi është një zonë që sulmohet shumë nga sëmundjet apo infeksionet për shkak të motit të keq përfshirë edhe tuberkulozin.

Rama ka vizituar sot familjene Sadri Gjokës në Kukës i cili i tha se kam 6 fëmijë, tre vajza dhe tre djem. Vajzat i ka të martuara por djemtë i ka në emigracion që shkojnë e vijnë në vendet evropiane cdo tre muaj, ndërsa një tjetër në shtëpi është i papunë.

Gjoka i tha Ramës se kishte shitur tokën në fshat dhe kishte ndërtuar shtëpinë.

Dhe kjo është nga shtëpitë më të lumtura në Kukës, që e ka zgjedhur Rama për takim. Merre me mend si janë të tjerat.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY